Milani spektakolar ndaj Romës, kalon në gjysëmfinale të Kupës së Italisë

Milan ka kaluar pa asnjë problem në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë.
Para tifozëve vendas në ”San Siro”, Mialn shënoi fitore të merituar ndaj Romës, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Tammy Abraham pati paraqitje fantastike sonte, duke shënuar dy gola, në minutat 16′ dhe 42′.
Artem Dovbyk ngushtoi rezultatin në minutën e 54-të.
Golin e sigurisë për kuqezinjtë e shënoi transferi i ri, Joao Felix, në minutën e 72-të, i cili u asistua nga një tjetër futbollist i sapo ardhur, Santiago Gimenez.
Në gjysëmfinale, Milani e pret fituesin e ndeshjes Lazio – Inter, e cila zhvillohet me 25 shkurt./IndeksOnline/