Enver Hoxhaj: Fitorja e PDK-së nis në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën zgjedhore me mesazhe të fuqishme për mbështetësit e PDK-së, duke shprehur bindjen e tij për një fitore të madhe më 9 shkurt.
“Fitorja e PDK-së nis në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit!”, shkroi Hoxhaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës për ta bërë realitet këtë fitore.
Ai rikujtoi se PDK-ja me numrin 131 është forca që garanton zhvillimin e vendit, ndërsa kandidatura e tij me numrin 4 është angazhim për një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt. Fushata e PDK-së po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve nëpër gjithë Kosovën, duke e dëshmuar përkushtimin për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin.