Lojtari i Kolnit akuzon futbollistët e Leverkusenit, mbron veç Granit Xhakën: Ishin shumë arrogantë!

Skuadra e Kolnit u eliminua mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë, pasi në vazhdime u mposht nga Bayer Leverkuseni me shifrat 3:2.
Futbollisti veteran i kësaj skuadre, Dominique Heintz, ka dhënë një deklaratë pas përfundimit të takimit dhe ka “goditur” lojtarët e Leverkusenit, shkruan Indeksonline
Por, sipas tij vetëm Granit Xhaka është më i ndjeshmi te kampioni aktual i Bundesligas.
“Më duhet ta kontrolloj veten sot që të mos them asgjë të keqe. Shumë arrogant, duhet ta them. Shumë lojtarë nga pankina dhe brenda fushës u treguan arrogant. Bërtisnin, në fund na provokuan. Vetëm Granit Xhaka është një prej tyre që janë të ndjeshëm. Por, te Leverkuseni ka shumë arrogancë”, u shpreh lojtari i Kolnit
Xhaka luajti gjithë ndeshjen mbrëmë dhe u vlerësua me notën 7.1 nga faqja “Flashscore”.
Me fitoren e mbrëmshme, Leverkusen u kualifikua në gjysmëfinale të DFB Pokal./Indeksonline/
Das hier ist ein Dominique Heintz Fan Account! pic.twitter.com/9KT95NW6yc
— Manu (@Mxnu1893) February 5, 2025