75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / FR

Fiknete Bejta mobilizohet për tubimin e madh në Prishtinë: Para fitores së madhe, mblidhemi më 8 shkurt në shesh

Kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, ka njoftuar se më 8 shkurt do të mbahet një nga tubimet më të mëdha në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 18:00.

Bejta, përmes një postimi në Facebook është shprehur se ethet e fitores dhe gëzimi që Kosovën e pret një kthesë e madhe, duke filluar nga 9 shkurti.

Ndërsa theksoi se ndryshimi i madh kërkon angazhim të madh, kërkon një kryeministër e një qeveri serioze.

“Para fitores së madhe, mblidhemi në tubimin e madh, më 8 shkurt, ora 18:00, në sheshin “Skënderbeu”!

Në ditët e fundit të fushatës vetëm lodhja nuk ndjehet. Ndjejmë ethet e fitores dhe gëzimin që Kosovën e pret një kthesë e madhe, duke filluar nga 9 shkurti, drejt një ndryshimi të shumëpritur e të nevojshëm.

Bashkë me strukturat e Degës së V të LDK-së në Prishtinë, dje u mblodhëm për mobilizim më të miër për tubimin përmbyllës të LDK-së, më 8 shkurt ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Ndryshimi i madh kërkon angazhim të madh, kërkon një kryeministër e qeveri serioze dhë një platformë qeverisëse siç e ka LDK-ja”, ka shkruar Bejta.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fiknete Bejta, kandidon me numrin 69./Indeksonline/