75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / G T

Ia ndali frymën, ndërhyrja brutale e Van Dijk-ut mbrëmë ndaj Tottenhamit/ S’kishte as karton të verdhë

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë shënoi fitore të thellë 4:0 ndaj Tottenham Hotspur në gjysmëfinalen e dytë të Carabao Cup.

Por, ky rezultat ka mundur të ishte krejt ndryshe, shkruan Indeksonline

Në minutën e tretë, mbrojtësi Van Dijk bëri një ndërhyrje brutale ndaj sulmuesit kundërshtar, Richarlison.

Lojtari holandez e goditi fortë me brryl kundërshtarin dhe gati sa nuk ia ndali frymën.

Megjithatë për gjyqtarin kjo nuk ishte as për karton të verdhë.

Kurse tifozët në rrjetet sociale kanë reaguar menjëherë, pasi e shohin si “vjedhje” këtë ndeshje të “The Reds”.

Kujtojmë se Liverpooli me këtë fitore siguroi finalen e parë këtë sezon dhe do të luaj ndaj Newcastle Unitedit./Indeksonline/