75 Mall Live Search
13:54 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / G T

Drita tregon se është favorite këtë sezon, fiton lehtë ndaj Malishevës

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Malishevës në ndeshjen e javës së 19-të në Superligën e Kosovës.

Dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Ishte mbrojtësi, Besnik Krasniqi, që shënoi dy gola në minutën e 61-të dhe 78’të.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 43 pikëve në pozitën e parë, gjashtë pikë më shumë se pozita e dytë Ballkani (36). Kurse Malisheva mbetët me 30 pikë në pozitën e 3-të./Indeksonline/