Mësohet sa do të mungojë Gabriel Martinelli

Futbollisti i Arsenalit, Gabriel Martinelli ka pësuar një lëndim të ri.
Braziliani u desht të largohet para kohe nga fusha, gjatë ndeshjes së Carabao Cup, ndaj Newcastle United.
Sipas raportimeve të fundit, Martinelli pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën një muaj.
23-vjeçari do të mungojë në ndeshjet ndaj Leicester City, West Ham, Nottingham Forest, derisa në dyshim janë edhe ndeshjet ndaj Manchester United dhe Chelsea./IndeksOnline/