75 Mall Live Search
11:44 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Van Nisterlooy i zëmëruar me gjyqtarët për golin e Maguire nga offside

Trajneri i Leicester Cityt, Rud Van Nisterlooy ishte i zëmëruar ndaj gjyqtarëve, pas humbjes nga Manchester United, në 1/16 e FA Cup.

Ishte një gol nga Harry Maguire në sekondat e fundit që vulosi fitoren e ”Djajve të kuq”, por që mbrojtësi anglez ishte në pozitë jashtë loje, shkruan IndeksOnline.

Goli u pranua si i rregullt pasi nuk kishte as VAR, në këtë fazë të FA Cup.

Nisterlooy nuk e përballoi faktin se goli nuk u rishikua dhe reagoi ashpër pas ndeshjes.

”Ne nuk jemi të mposhtur në kohën e rregullt, ne jemi të mundur në kohë jashtë loje.

Kjo nuk ishte e nevojshme. VAR-in e keni në disa centimetra, nja dy inç, ishte gjysmë metri, i pastër në vijë. Ishte e vështirë për t’u marrë sepse skuadra meriton të barazojë në fund. Pastaj koha shtesë, qëndroni në lojë, nuk e dini kurrë se çfarë ndodh.

Ishte një paraqitje shumë e mirë e ekipit, filloi shumë mirë, duke shtypur United. Me topin shumë stabil. E meritonim të kalonim 1-0 në pjesën e parë. Sigurisht që ne e dimë që në pjesën e dytë ata do të na bëjnë presion dhe disa raste, por jo edhe aq shumë.

Ne e meritonim të shkonim në kohë shtesë, të shkonim për betejë në kohën shtesë dhe ndoshta penallti. Vendime si këto në nivelin tonë janë të vështira për t’u gëlltitur.”, deklaroi Nisterloy./IndeksOnline/