75 Mall Live Search
15:26 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Mefi shkon në aeroport, mirëpret diasporën

Kandidati për deputet në radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka pritur në dalur në aeroportin “Adem Jashari” për të pritur qytetarët nga diaspora.

Bajqinovci, përmes një postimi në facebook është shprehur se Kosova është e bashkuar si kurrë më parë për të vazhduar punët e mira dhe për të forcuar të ardhmen tonë të përbashkët.

“Sot, shumë aeroplanë po zbarkojnë në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, duke sjellë me vete energjinë dhe përkushtimin e pashoq të mërgatës sonë të dashur!

I mirëpritëm me ❤️

Mobilizim i paparë për fitoren e madhe të Albin Kurtit më 9 shkurt! Kosova është e bashkuar si kurrë më parë për të vazhduar punët e mira dhe për të forcuar të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar Bajqinovci.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Mefail Bajqinovci, kandidon me numër 48./Indeksonline/