75 Mall Live Search
16:44 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / L A

Ibrahimovic për Joao Felix: U deshën vetëm 5 minuta për të përfunduar marrëveshjen me Chelsean

Joao Felix po del të jetë një huazim i qëlluar për Milanin.

Portugezi, në dy ndeshjet që i luajti për “Rossonerët”, bëri impakt të menjëhershëm te skuadra e Conceiçaos, duke shënuar edhe gol.

Këshilltari i lartë i Milanit njëherësh edhe legjendë e këtij klubi, Zlatan Ibrahimovic tregoi edhe disa detaje interesante rreth afrimit të portugezit te klubi.

“U deshën vetëm 5 minuta për të përfunduar marrëveshjen e huazimit të João Félix me Chelsean”. “Conceição donte João, ne folëm dhe vendosëm t’i besojmë atij për projektin tonë. Ka qenë një negocim shumë i shpejtë”, u shpreh Ibrahimovic./IndeksOnline/