UBO-Consultig: EXIT POLL-i ynë më i sakti nga ta gjitha parashikimet e publikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit

UBO Consulting ka reaguar pas procesimit të 99% të rezultateve për zgjedhjet e 9 shkurt. Kjo kompani në bashkëpunim me RTV Dukagjini kishte publikuar një Exit Poll, i cili në masë të madhe korrespondon me të dhënat e KQZ-së.
Në reagimin e UBO-s thuhet se në të gjitha studimet e tyre, përfshirë edhe EXIT-POLL-in e fundit, janë zbatuar praktikat më të mira të mbledhjes së të dhënave dhe analizës statistikore, duke ofruar rezultate të sakta dhe të besueshme.
“Përpjekjet për të vënë në dyshim integritetin dhe pavarësinë tonë, mbesin vetëm përpjekje pasi ato demantohen nga rezultatet tona, ashtu siç ndodhi edhe mbrëmë me Exit Poll-in e publikuar në RTV Dukagjini, që ka rezultuar më i sakti ndër të gjitha parashikimet e publikuara për Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës 2025”, thuhet në postimin e tyre.