Eliot Bujupi shënon 2 gola ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për të rinj

Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi ka gjetur përsëri golin me ekipin e tij Stuttgart U19 në UEFA Youth League apo e njohur si Liga e Kampionëve për të rinj.
Stuttgart U19 ka barazuar në shtëpi me Liverpoolin me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tës, duke kaluar tutje me penallti.
Njëri nga më meritorët në këtë barazim të ekipit gjerman ishte edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi.
Bujupi gjeti golin e parë të ndeshjes, pasi në minutën e tetë shënoi për epërsinë 1-0 të ekipit të tij.
Golin tjetër për vendasit e shënoi Efe Korkut (12’) për 2-0, ndërsa për Reds shënuan Kieran Morrison (26’) për 2-1 dhe Trent Kone Doherty (45+) për 2-2.
Në pjesën e dytë kishte minuta edhe për Deli Hajdinin, i cili ishte i saktë nga penalltia, sikurse edhe Bujupi, për fitoren 5-3.
Ndryshe, ky ishte goli i pestë i Bujupit në këtë edicion të UEFA Youth League, duke treguar se është një sulmues i madh në ardhje.