Manaj: LDK mori një rezultat jo të pritur, kemi merituar më shumë por është vlerësim i sovranit të cilin e respektojmë

Kandidati për deputet nga LDK Shkëmb Manaj ka thënë se Kosova po e përmbyll një proces zgjedhorë i cili dëshmoi se demokracia në vendin tonë është avancuar falë shoqërisë tonë, e cila në esencë, demokracinë e konsideron thelbin e zhvillimit të shtetit tonë.
Ndërsa ka thënë se partia pejsë e së cilës është mori një rezultat jo të pritur, pasi që kanë merituar më shumë, por meithatë ky është një vlerësim I sovranit, të cilin e respektojnë.
“LDK mori një rezultat jo të pritur, kemi merituar me shumë, por megjithatë ky është vlerësimi i sovranit, të cilin e respektojmë në plotni. Në këtë betejë politike, ne kemi një ngritje solide e cila është arritur me punë dhe angazhim të madh për katër vite radhazi në opozitë”, ka thënë Manaj.
Postimi plotë i Manajt:
Kosova po e përmbyll një proces zgjedhorë i cili dëshmoi se demokracia në vendin tonë është avancuar falë shoqërisë tonë, e cila në esencë, demokracinë e konsideron thelbin e zhvillimit të shtetit tonë.LDK mori një rezultat jo të pritur, kemi merituar me shumë, por megjithatë ky është vlerësimi i sovranit, të cilin e respektojmë në plotni. Në këtë betejë politike, ne kemi një ngritje solide e cila është arritur me punë dhe angazhim të madh për katër vite radhazi në opozitë!
Sot, dua t’ju shpreh mirënjohjen time si njëri nga kandidatët në listën tonë. Si njëri nga ata që kam kërkuar mbështetjen tuaj për listën tonë. Prandaj, faleminderit nga zemra për besimin tuaj, për angazhimin e palodhur dhe për mbështetjen e madhe! Ju jeni shtylla e ruajtjës së bërthames të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përmes saj të Republikës tonë. Ju jeni dëshmia me e mirë se forca jonë qëndron në unitet, maturi dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë.
Sot, derisa vlerësojmë rrethanat, mund të konstatojmë se ringritja e LDK-së është rezultat i një vizioni të qartë dhe angazhimit të madh për Kosovën të Kryetarit tonë, Lumir Abdixhiku i cili gjatë gjithë kësaj kohe na ka udhëhequr me guxim, përgjegjësi dhe vendosmëri për ta kthyer shpresën në vendin tonë. Ai se bashku me të gjithë ne, kemi dëshmuar se politika mund të jetë e ndershme, e përgjegjshme dhe e fokusuar te qytetari. Kjo është sjellja rugoviste e cila natyrshëm është bartur në gjeneratën tonë politike, në shtëpinë politike të Ibrahim Rugoves. Së bashku, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt ndryshimit të Republikës, dhe nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut do të vazhdojmë më të fortë, më të unifikuar e edhe më të vendosur për të ardhmen që meritojmë. Shumë shpejt LDK do të kthehet si forca e parë politike në vend!
Edhe njëherë ju falemnderit nga zemra të gjithëve që na keni mbështetur në këtë proces, të gjitha strukturave tona, Nëndegëve, Degës tonë të prirë nga kryetari Ilir F. Ferati, Forumit të Gruas dhe shpirtit të fushatës tonë – Forumit të Rinisë! Falënderoj ekipin tim i cili ka bërë një punë të mrekullueshme gjithandej Kosovës, duke demonstruar kulturën tonë dhe vlerat që përfaqësojmë. I falënderoj miqtë, bashkëpunëtoret dhe familjen time, të cilët gjatë gjithë këtij procesi maratonë ishin në krahun tim duke me mbështetur fuqishëm në këtë betejë politike. Ju jam mirënjohës për jetë dhe si çdo herë do te jem në shërbimin tuaj dhe të shtetit të Kosovës.
Në fund, presim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbyll procesin zgjedhor, duke ruajtur integritetin e këtij procesi demokratik deri në finalizimin dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Do të ketë dritë! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë LDK-në dhe Republikën tonë!
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!
Juaji përherë, Shkëmbi