75 Mall Live Search
17:03 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Dita e Finales/ Tetë trofe kanë fituar së bashku Trepça dhe Bashkimi në Kupën e Kosovës

Sonte është dita e finales së Kupës së Kosovës në Basketboll.

Trepça do të përballet me Bashkimin, ndeshje e cila zhvillohet në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00, shkruan IndeksOnline.

Plot tetë trofe të Kupës së Kosovës kanë fituar të dyja skuadrat së bashku.

Mitrovicasit prijnë bindshëm me shtatë trofe, kurse prizrenasit e kanë fituar vetëm një trofe në histori.

Trepça është fituese e Kupë së Kosovës në tre sezonet e fundit, 2022, 2023 dhe 2024 ndërsa e ka fituar këtë trofe edhe gjatë viteve; 1993, 2000, 2004, si dhe 2012.

Në anën tjetër, Bashkimi trofeun e vetëm të Kupës së Kosovës e ka fituar në vitin 2001.

Sonte pritet spektakel në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, pasi janë shitur të gjitha biletat për këtë super ndeshje./IndeksOnline/