75 Mall Live Search
09:13 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / FR

Vetaksident në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 06:00 në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku bëri të ditur se një person është lënduar dhe ai është dërguar në QKUK-Prishtinë  për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orë 06:00, policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë vetaksident një përson ka pësuar lendime trupore, ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, e më pas për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë  për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga Njesiti i trafikut”, ka thënë Rugova./Indeksonline/