75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / FR

Aksident ndërmjet 6 veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dy të lënduar

Gjatë ditës së sotme rreth orës 09:00, ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhëndësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se në ktë aksident kanë qenë të përfshira 6 vetura, dy në lëvizje dhe katër të parkuara.

Ahmeti, gjithashtu bëri të ditur se dy persona janë lënduar nga ky aksident.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira gjashtë automjete (2 prej tyre në lëvizje ndërsa 4 të parkuara).

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti për Indeksonlinen.

Ndërsa, me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal./Indeksonline/