Haxhiu: Është proceduar mekanizmi për mbrojtjen nga dhuna në familje

Ministrja e Drejstësisë, në detyrë, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se sot në qeveri është proceduar Projektrregullorja për “mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore”.
Përmes një shrkimi në Facebook, ministrja Haxhiu bëri të ditur se pas fondit emergjent për viktimat, sot është proceduar në qeveri, Projektrregullorja për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
“Mekanizmi koordinues lokal do të ofrojë përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, si dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale, shëndetësore, organeve të rendit, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë relevant për sigurimin e mbrojtjes, ofrimin e mbështetjes dhe ndihmën për riintegrimin e viktimave në shoqëri”, ka shkruar ajo në Facebook.