75 Mall Live Search
11:24 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Vengu flet me ministrin kroat të Mbrojtjes për rritjen e bashkëpunimit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka qëndruar në takimin e Samitit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, me të cilin ka biseduar për Kosovën.

“Në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin Ivan Anushiq ramë dakord për të forcuar më tej marrëdhëniet, me fokus të veçantë bashkëpunimin në Kosovë dhe sigurinë në rajonin Adriatiku-Jonian”.

Vengu shtoi se ai e ka ftuar Anushiqin për një vizitë në Tiranë./Indeksonline/