75 Mall Live Search
16:35 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / G T

Mbappe nuk po ndalet, shënon gol për Realin ndaj Osasunas

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Osasunas, e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi francez, Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline

Mbappe shënoi gol pas një asisti të bukur nga Fede Valverde në minutën e 15’të.

Ky ishte goli i 17-të për Mbappen në La Liga këtë sezon me fanellën e Real Madridit.