75 Mall Live Search
09:33 / E Hënë, 17 Shkurt 2025 / AR

‘Përralla’ e Bentaleb, rikthehet të luajë gjashtë muaj pas arrestit kardiak dhe shënon


Njeriu që kishte vëmendjen kryesore përjeton një gëzim të jashtëzakonshëm, përtej çdo parashikimi.

Lille fitoi në fushën e Rennes falë golit të Nabil Bentaleb.

Algjeriani u rikthye në dispozicion pas gjashtë muajsh nga arresti kardiak që i rrezikoi karrierën.

Ai u fut në lojë në minutën e 76-të dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi golin që zhbllokoi sfidën në ‘Roazhon Park’.

Lille humbi një penallti në pjesën e parë (gabim i Akpom), por në mesin e pjesës së dytë e gjeti veten me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq për Ëooh.

Pas golit të Bentaleb, ndeshja u bë më e lehtë për miqtë, të cilët vulosën fitoren me golin e dytë nga Akpom.

klikoni këtu për video:

https://www.goalstube.online/2025/02/rennes-lille.html