75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / L A

Makelele tregon se çfarë i tha Tchouamenit para ndeshjes ndaj Cityt

Ish-mesfushori legjendar, Claude Makelele ka qenë së fundi në një intervistë.

Për “Mirror”, francezi tregoi se çka i kishte thënë bashkëkombasit të tij, Aurelien Tchouameni para testit të sotëm ndaj Manchester Cityt.

“Unë pata një bisedë me të sepse ai u shqetësua pak dhe i thashë ‘sigurohu që të luash gjatë gjithë kohës, kudo, mbrojtës, mesfushor, sulm'”, thotë Makelele për Mirror Football.

“Unë mendoj se do ta ndihmojë atë në të ardhmen të jetë një nga lojtarët më të mirë në këtë platformë, duke qenë mesfushor, dhe ai do të ketë më shumë besim dhe më shumë lidership, sepse mendoj se ai duhet të ndërtojë lidership. Unë mendoj se ai në të ardhmen do të jetë kapiten i Real Madridit, shpresoj kështu”, shtoi Makelele.

Makelele, ka qenë një ndër mesfushorët defansiv më të mirë të të gjitha kohërave, ku ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Real Madridi dhe Chelsea si dhe ishte pjesë e kombëtares së Francës, ku fitoi Kupën e Botës dhe Evropianin./IndeksOnline/