75 Mall Live Search
22:26 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Liverpuli gabon përsëri, ndalet nga Aston Villa

Liverpuli ka bërë një tjetër gabim në Premierligë.

Skuadra e Arne Slot, sonte u ndal në udhëtim te Aston Villa, duke barazuar me rezultat 2-2, shkruan IndeksOnline.

Liverpuli e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e Mohamed Salh, në minutën e 29-të.

Nuk vonoi shumë dhe Aston Villa barazoi shifrat me Youri Tielemans, në minutën e 38-të.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, vendasit përmbysën rezultatin, pasi Ollie Watkins shënoi në 45+3.

Trent Alexander-Arnlod me një gol të bukur barazpeshoi ndeshjen, me golin e shënuar në minutën e 61-të.

Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe ndeshja u mbyll me barazim 2-2.

Liverpuli vazhdon të jetë lider i Premierligës, me 61 pikë, tetë më shumë se Arsenali.

Në anën tjetër, Aston Villa renditet në vendin e nëntë, me 39 pikë./IndeksOnline/