75 Mall Live Search
20:17 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministrja Hoxha, optimiste për liberalizim të vizave brenda këtij viti

Ministrja e Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha thotë se spektri politik në vend duhet t’i marrë seriozisht obligimet e vëna nga Bashkimi Europian. Hoxha është optimiste se gjatë vitit 2018 do të ndodh liberalizimi i vizave.

“Shpresoj qe vitit 2018 të jetë vit i lëvizjes së lirë të qytetarëve”, tha Hoxha për televizionin publik të Kosovës.

“Demarkacioni është një kriter i mbetur prej vite më parë dhe fatkeqësisht nuk kemi arritur ta tejkalojmë sepse qytetarët tanë ende mbesin të izoluar ende mbesin të vetmit në rajon ë izoluar duke pritur me ditë të tëra para ambasadave dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, theksoi ajo.

Hoxha beson se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.