Chelsea s’do e ketë të lehtë, këta janë dy kundërshtarët e mundshëm në UEFA Conference League

Sot skuadra e Chelseat mëson kundërshtarin në UEFA Conference League në raundin e 1/8 së finales.
Dy kundërshtarët e mundshëm të Bluve të Londrës janë: Real Betis dhe Copenhagen, shkruan Indeksonline
Në orën 13:00 mësohet shorti i kompeticionit të tretë më të rëndësishëm nga UEFA-ja.
Kujtojmë se Chelsea nuk luajti në play-off, pasi e siguroi kualifikimin në 1/8 e finales pasi e mbylli në pozitën e parë në formatin e ri të Ligës së Konferencës./Indeksonline/
