Paraburgim ndaj një personi, dyshohet për veprën penale: “Ushtrim ndikimi”

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën: “Ushtrim ndikimi” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
‘’Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më 17 mars 2023 në Prishtinë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar para për vete që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimi të të pandehurit E.S. dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit G.Z., prej të cilit ka kërkuar katërdhjetë mijë (40.000) euro para, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë, gjyqtarë e prokurorë për ta liruar nga paraburgimi të pandehuri E.S., i cili gjendej në QPGJ sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se do të ketë kryer veprën penale? ‘Fajdeja’ nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së” dhe veprën penale “shmangia nga tatami nga neni 307 paragrafi 3 të KPRK-së” edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar’’, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka miratuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij./Indeksonline/