Java e 21-të në Albi Mall Superliga/ Këto janë përballjet që zhvillohen sot

Vazhdon java e 21-të në Albi Mall Superliga ku pritet të ketë ndeshje interesante.
Lideri i Superligës, Drita do të përballet me Suharekën, ku do të tentojë të shtojë diferencën në 10 pikë kundrejt vendit të dytë, Ballkanit.
Ndërsa Llapi, do të pres në Podujevë skuadrën e Malishevës ku synon të marrë edhe fitoren e dytë radhazi dhe të largohet nga zona e rrezikut.
Të dyja këto ndeshje priten të zhvillohet sot në orën 13:00./IndeksOnline/