Kimmich i është ofruar Realit, madrilenet e kanë refuzuar

Bayern Munich është në bisedime për ta vazhduar kontratën me Joshua Kimmich.
Mbrojtësi gjerman, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe palët janë në negociata për të vazhduar edhe më tej së bashku, shkruan IndeksOnline.
Bavarezët shpresojnë se Kimmich do ta pranojë ofertën, e cila nuk përfshin një ulje page.
Si rezultat i këtyre bisedimeve, Real Madridi i cili ishte i interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit, ka hequr dorë prej tij.
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle ”Marca”, Kimmich gjatë afatit kalimtar të janarit i është ofruar klubit mbretëror, por që ata refuzuan.
Mbrojtësi gjerman ka qenë një lojtar kyç këtë sezon, duke filluar çdo ndeshje për Bayernin./IndeksOnline/