75 Mall Live Search
11:35 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / L A

Klubi anglez i vihet pas Calhanoglut

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu padyshim është një nga lojtarët kryesor të Interit.

Sipas mediumit Teamtalk, Newcastle po kërkon të forcojë mesfushën e tyre këtë verë duke nënshkruar me mesfushorin e Interit, Calhanoglu.

Ky medium shton se drejtuesit e Newcastle synojnë t’i bëjnë një kërkesë zyrtare Interit në lidhje me lojtarin turk 31-vjeçar para se të hapet afati kalimtar veror.

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe tashmë ka miratuar transferimin e reprezentuesit turk me përvojë të madhe.

Vihet re se Bayern Munich dhe disa klube saudite janë gjithashtu të interesuar për Calhanoglu, por Newcastle aktualisht duket të jetë favorit në nënshkrimin e mesfushorit.

Kontrata aktuale e Calhanoglu me klubin zikaltër zgjat deri më 30 qershor 2027, teksa lojtar vlerësohet 40 milionë euro në Transfermarkt

Këtë sezon, ylli turk ka luajtur 25 ndeshje për Interin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime.