Alexander-Arnold tregon se cili është goli i tij i preferuar

Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold padyshim është një nga lojtarët kryesor të Liverpoolit.
Anglezi, po tregon formë të lartë në këtë sezon ku i cili mund të jetë edhe i fundit për të, pasi ende nuk ka vazhduar kontratën e tij.
Arnold, në një video të realizuar me “Prodirect”, tregoi edhe golin e tij të preferuar në futboll.
🗣️ Trent Alexander-Arnold: “Zidane’s volley is the best goal I’ve ever seen. It’s the best goal that’s ever been scored.” pic.twitter.com/9EgwyYnMMj
— Madrid Xtra (@MadridXtra) February 22, 2025
“Volley i Zidane është goli MË I MIRË që kam parë ndonjëherë. Është goli më i mirë që është shënuar ndonjëherë”, u shpreh Arnold.
Këtë sezon anglezi, ka bërë 34 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe 7 asistime për “Reds”./IndeksOnline/