75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / FR

76-vjeçarit në Ferizaj i sekuestrohen armë dhe fishekë

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një 76-vjeçar nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:

– 1 pushkë gjuetie;

– 35 fishekë gjuetie;

– 1 pistoletë (revole) me 47 fishekë.