75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 24 Shkurt 2025 / Z S

Osmani për Bajram Qerkinin: Njeri që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve

Sot është ndarë nga jeta Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”.

Me këtë rast e para e vendit, Vjosa Osmani në një telegram ngushëllimi është shprehur se Qerkini ishte njeri që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve.

‘’Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Si kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën’’, është shprehur Osmani.

Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë, është shprehur ndërkaq e para e vendit./Indeksonline/