“Trepça” largon nga puna dhe një punëtor, i shkaktoi mbi 27 mijë euro dëme ndërmarrjes

Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se punëtorit SH.S i është ndërprerë marrëdhënia e punës në këtë kompani.
Sipas komunikatës, komisioni i disiplinës ka vërtetuar se punëtori i larguar nga puna ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Ai siç është bërë e ditur i ka shkaktuar dëme kopanisë mbi 27 mijë e 400 euro.
Po ashtu është thënë se ai ka qenë qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës.
“Më 24.02.2025 komisioni i sisiplinës ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik komisioni i disiplinës ka vërtetuar se ai ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” Sh.A, për shkak se ai i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes “Trepça” Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse. Andaj, komisioni i disiplinës ka marrë vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.Sh.S”, thuhet në komunikatë.