75 Mall Live Search
10:44 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / L A

Lionel Messi mund të rikthehet te Barcelona

Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve.

“La Pulga”, pa dyshim është sinonim i historisë moderne të Barcelonës, i cili ende shihet si idhull për tifozët katalunas.

Mirëpo siç raporton gazetari Alex Candal, argjentinasi pritet që të bëjë rikthimin e bujshëm të tij të Barcelona në verë.

Po i njëjti gazetar kishte raportuar për transferimin e tij në Inter Miami, në vitin 2023.

“Kush ishte i pari që tha se Leo Messi po shkonte në Inter Miami? Unë… apo jo? Dhe tani po ju them: Ai po kthehet në Barcelonë”, u shpreh Candal.

Messi, kishte qenë pjesë e Barcelonës që nga mosha 14-vjeçare, ku ka qenë pjesë e akademisë së famshme “La Masia”.

Ai më pas bëri debutimin për skuadrën e parë në vitin 2004, ku që nga atëherë arriti të shpallej golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve te Barcelona, ku shënoi 672 gola dhe 303 asistime në 772 paraqitjet e tij, ku fitoi gjithçka./IndeksOnline/