Guardiola flet për nënshkrimet e reja të skuadrës së tij

Pep Guardiola po kalon në sezonin më të dobët të karrierës së tij si trajner.
City i tij, është dorëzuar në luftën për titull pas humbjes ndaj Liverpoolit në fundjavën që lamë pas dhe gjithashtu është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve me fokusin e tij të vetëm në FA Cup.
Mirëpo gjatë afatit të dimrit, City shpenzoi afro 200 milionë euro për të sjellë lojtarë si Khusanov, Vitor Reis, Nico Gonzalez dhe Omar Marmoush, me Guardiolën që foli për nënshkrimet e tij të fundit.
“Ndikim i mirë, për kohën e stërvitjes që kanë pasur”. “Khusanov luajti kundër Chelseat, Orientit, Newcastle, Real Madridit dhe Liverpoolit. Marmoush gjithashtu, Nico luajti më pak, por ata kanë qenë vërtet të mirë. Sigurisht që Vitor Reis kur të ketë minuta do të jetë në një nivel të mirë”, shprehet Guardiola.