75 Mall Live Search
14:49 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / L A

Rashica bën asist në Kupën e Turqisë për Besiktasin

Besiktas po fiton në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Antalyaspor.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica bëri asistim për golin e avantazhit të shënuar nga Rafa në minutën e 76-të.

Rashica, për kundërshtar ka bashkëlojtarin te Kosova, mbrojtësin Amar Gërxhaliu.

Rezultati tashmë është 1-2 në favor të “Bardhezinjve”./IndeksOnline/