75 Mall Live Search
08:23 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / L A

Salah pyetet për Topin e Artë, ja përgjigja e tij

Mohamed Salah është padyshim lojtari më i mirë në Premierligë këtë sezon.

Këtë e dëshmon forma e tij, ku i cili nuk ndalet së shënuari gola për Liverpoolin dhe është gjithnjë e më afër titullit të tij të dytë të Premierligës.

Këto performanca e shohin atë si një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Topin e artë” të këtij viti, ku për këtë gjë madje është pyetur në “TNT Sports”.

“Epo, unë do të doja të fitoja gjithçka!”. Së pari, le të fokusohemi në fitimin e Premier League, Champions League… dhe më pas do të shohim”, shprehet Salah.

“Faraoni”, ka gjithsej 30 gola në 38 paraqitje me “Reds” në të gjitha garat./IndeksOnline/