75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / L A

Donçiq shkëlqen me Lakersat kundër ish-skuadrës së tij

Los Angeles Lakers ka arritur të mposht Dallas Mavericksat në ndeshjen e Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Fokusi kryesor i kësaj përballje ishte pa dyshim slloveni Luka Donçiq, i cili luajti një ndeshje emocionale për të.

Slloveni, është bërë lojtari i katërt i Lakersave që regjistroi një triple double brenda pesë ndeshjeve të tyre të para në ngjyrë vjollce dhe ari.

Donçiq, kishte shënuar 19 pikë me 15 reboundsa dhe 12 asistime për skuadrën e tij.

Pa dyshim shkëmbimi i Donçiqit te Lakers ka befasuar të gjithë botën e basketbollit dhe kjo humbje pa dyshim i ka bërë me dhembje koke drejtuesit e Mavericksave.

Ndeshja midis Los Angeles Lakersave dhe Dallas Mavericksave, u mbyll me rezultat 99-107./IndeksOnline/