Përplasje kokë më kokë në Kupën e Kosovës, lëndohet Betim Haxhimusa

Në ndeshjen mes Drenicës dhe Ferizaj në Kupën e Kosovës ndodhi një përplasje e ashpër kokë më kokë.
Në këtë përplasje mbetën të lënduar dy lojtarë, Betim Haxhimusa i Ferizaj dhe Fatmir Rexhaj i Drenicës, shkruan Indeksonline

Haxhimusa pësoi lëndim më të ashpër dhe u zëvendësua, kurse Rexhaj e vazhdoi lojën.
Kujtojmë që Drenica momentalisht është duke fituar me rezultat minimal 1:0./Indeksonline/
