75 Mall Live Search
23:03 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Ardian Ismajli me Empolin e eliminojnë Juventusin nga Kupa e Italisë

Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë.

Bardhezinjtë përfunduan rrugëtimin në qerekfinale, pasi u mposhtën nga Empoli i Ardian Ismajlit, pas ekzekutimit të penalltive, dhe kështu u kualifikua në gjysëmfinale, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1, ndërsa në penallti, Empoli fitoi me rezultat 4-2.

Youssef Maleh i dha epërsinë Empolit në minutën e 24-të. Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.

Khephren Thuram barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 66-të.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, Dusan Vlahovic dhe Kenan Yildiz gabuan nga pika e bardh.

Në gjysëmfinale, Empoli do të përballet me skuadrën e Bolognas./IndeksOnline/