Myrto Uzuni më në fund nis stërvitjet, mësohet kur debuton me Austinin

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka nisur stërvitjet me skuadrën e FC Austin.
Uzuni pritet që gjatë këtij vikendi të bëjë debutimin e tij të parë me fanellën e klubit nga Amerika, shkruan Indeksonline
Lojtari “kuqezi” para disa dite nënshkroi kontratën me klubin nga MLS-ja dhe tani ka nisur stërvitjet e para.
Austin luan ndaj Portlandit më 2 mars (e diele) dhe Uzuni nëse jo startues, pritet të jetë në bankën rezerv.
Kujtojmë që Uzuni u largua nga Granada pasi shkroi historinë me këtë klub spanjoll, duke u bërë golashënuesi më i mirë./Indeksonline/
No. 🔟 getting after it! pic.twitter.com/XZKCwO51nF
— Austin FC (@AustinFC) February 26, 2025