Azdren Shala largohet nga PSD-ja: Arsyet janë krejt personale

Azdren Shala, anëtar i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate, ka dhënë dorëheqjen nga kjo parti pas 7 vjetësh.
Shala thotë se arsyet janë tërësisht personale dhe lidhen me angazhimet e tij profesionale.
Shala e ka quajtur PSD-në, të vetmen parti “me vlera dhe bindje progresive”, kurse thotë se rrugëtimi i saj do të jetë “patjetër i suksesshëm”.