75 Mall Live Search
15:45 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

U lëndua mbrëmë, mesfushori i Realit mungon dy muaj

Probleme për Carlo Ancelotin në derbin e radhës në kampionat ndaj Real Betis në transfertë. Është konfirmuar dëmtimi i Dani Ceballos, i cili ditën e sotme iu nënshtrua testeve mjekësore.

Spanjolli u dëmtua në ndeshjen ndaj Gironas në kampionat para disa ditësh. Testet mjekësore tregojnë se mesfushori ka një dëmtim të muskulit të tendinës në këmbën e majtë. Ky dëmtim do ta mbaj larg fushave rredh 2 muaj. Kjo do të thotë se Ceballos do të humbasë ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe në Champions Leauge. 

Për trajnerin do të jetë një mungesë e rëndësishme pasi lojtari kam marrë pjesë në 30 në sfida këtë sezon, ku ka dhënë 2 asist. Tashmë spanjolli do të jetë në “luftë” me kohën për rikuperimin e tij.