“Kosova s’është shtet 100%”, Meliza Haradinaj e kundërshton Ilir Dedën!

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj një deklarate të Ilir Dedës, i cili ka thënë se “Kosova nuk është shtet 100%” për shkak të mosnjohjes nga të gjitha shtetet e botës.
Haradinaj thekson se nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj një pretendimi të tillë, duke argumentuar se njohja ndërkombëtare nuk është element qenësor për definicionin ligjor të një shteti.
“Nuk mundem me qëndru indiferente kur deklarohet në studio që ‘Kosova nuk është shtet 100%’ për faktin se nuk njihet nga të gjitha shtetet e botës. E aq më pak, kur njohja nuk është qenësore për definicionin ligjor të shtetit,” ka shkruar Haradinaj.
Debati mbi statusin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme në politikën e vendit, me qëndrime të ndryshme mbi peshën e njohjeve në legjitimitetin e shtetësisë.