Bëhet e madhe në mediat gjermane, disa lojtarë të Bayernit vonohen në stërvitje

Skuadra e Bayern Munchen me trajnerin Vincent Kompany kishte lënë takim stërvitor sot në orën 9:00 të mëngjesit.
Por, disa lojtarë u vonuan, në veçanti anësori, Michael Olise, shkruan Indeksonline
Bild.de, i ka përcjellur “live” vonesat e lojtarëve të Bayern Munchen.
Në orën 8:59 të mëngjeshit erdhi Ericj Dier, dhe ishte me fat sepse gati sa nuk e goditi një çiklist.
Në orën 9 mbërri Alphonso Davies, kurse një minut më vonë Jamal Musiala.
Anësori, Michael Olise u vonua. Ai arriti në stërvitje në orën 9:06 të mëngjesit. Pika e takimit ishte në orën 9.
Sonte në orën 20:30, Bayern Munchen udhëton drejt Stuttgartit për të luajtur derbin e javës së 24-të në Bundesliga./Indeksonline/