75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 28 Shkurt 2025 / MSH

Zelensky reagon pas takimit të tensionuar që pati me Trumpin

Ka përfunduar pa rezultate të kënaqshme takimi Trump-Zelensky, në Zyrën Ovale në SHBA.

Presidenti Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pasi diskutimi me Donald Trumpin u ashpërsua.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Edhe një konferencë për media që ishte e planifikuar, u anulua, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të takimit ka reaguar presidenti ukrainas, duke falënderuar popullin amerikan për pritjen dhe mundësinë e takimit.

“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidentit, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë për këtë”, u shpreh shkurt Zelensky.