75 Mall Live Search
14:09 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / L A

Sa i pafat që është, lëndohet Christensen përsëri

Andreas Christensen ndoshta është një ndër lojtarët më të pafat këtë sezon.

Danezi, pësoi një tjetër lëndim në muskuj gjatë stërvitjes me “Blaugranat”.

Lëndimin e tij e konfirmoi edhe trajneri Flick, i cili tashmë do të mungoj në ndeshjen e nesërme ndaj Real Sociedadit.

Christensen, pritet të mungojë rreth 3-4 javë jashtë fushës së blertë, i cili është edhe lëndimi i dytë i tij këtë sezon.

Danezi, këtë sezon ka vetëm një paraqitje të vetme në La Liga për Barcelonën./IndeksOnline/