75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / G T

Nga pozitat e fundit, Frank Lampard dërgon Coventry Cityn në zonën e play-offit

Skuadra e Coventry Cityt ka shënuar fitore të madhe në javën e 35-të në Championship të Anglisë ndaj Oxford Utd 2:3.

Me këtë fitore, Coventry tani futet në zonën e play-offit, shkruan Indeksonline

Kur legjenda e Chelseat e mori përsipër ta menaxhonte klubin e Coventry, kjo e fundit ishte në pozitat e fundit në tabelë.

Por, tani skuadra është në pozitën e 5-të me 53 pikë.

Madje, Lampard hyri në histori të klubit duke shënuar tetë fitore në nëntë ndeshjet e fundit në Championship. Këtë ky klub s’e kishte arritur që 55 vjet./Indeksonline/