75 Mall Live Search
15:54 / E Diele, 02 Mars 2025 / L A

Malisheva afër vendit të dytë, mposht Ballkanin

Ka përfunduar ndeshja e javës së 22-të në Albi Mall Superliga mes Malishevës dhe Ballkanit.

Në “Liman Gegaj”, Malisheva mori një fitore të madhe në luftën për vendin e dytë, duke mposhtur kampionin Ballkanin me rezultat 3-1.

Golat për Malishevën u realizuan nga Veliu në minutën e 23-të, Hazrollaj në minutën e 70-të dhe Aliu në minutën e 90-të, ndërsa për Ballkanin realizoi Smajli.

Me këtë fitore Malisheva, mbetet në pozitën e 3-të në tabelë me 37 pikë aq sa kundërshtari i sotëm, Ballkani në vendin e dytë./IndeksOnline/