Valon Berisha tregon se është gati për Kosovën, shënon gol në Bundesliga të Austrisë

Skuadra e LASK Linzit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Klagenfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga të Austrisë.
Gol në këtë ndeshje shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan Indeksonline
Berisha shënoi një gol të bukur në minutën e 14’të për t’i barazuar shifrat në 1:1.
Futbollisti kosovar luajti 64 minuta dhe më pas u zëvendësua. Kurse nota e tij sipas faqes “falashscore” ishte 8.3.
Ky ishte goli i tretë në kampionat për Berishën këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe katër asiste./Indeksonline/
TOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOR für den LASK! Valon #Berisha gleicht aus zum 1:1
— LASK (@LASK_Official) March 2, 2025
______________________________
🟣⚪️SKA 1-1 ⚫️⚪️ASK #SKAASK #ADMIRAL 14'