Guardiola jep një lajm për rikthimin e Rodrit

Mungesa e Rodrit në skuadrën e Manchester Cityt po vërehet dukshëm.
Pas lëndimit të tij ndaj Arsenalit në shtator, City ka përjetuar një nga sezonet më të dobëta që nga emërimi i Pep Guardiolës, duke rrezikuar të mbes pa ndonjë trofe.
Mirëpo Guardiola, dha një lajm rreth rikthimit të bashkëkombësit të tij, i cili mund të kthehet më shpejt se që kemi menduar.
“Rodri duket mirë! Sigurisht që nuk do të marrim një vendim të gabuar, ai nuk është ende afër, por duke prekur topin, tani ndihet i sigurt, i lumtur. Nuk e prisja këtë, por ai mund të rikthehet para Kupës së Botës për Klube, ndoshta tashmë në Premier League”, u shpreh Guardiola.
Manchester City, gjendet në pozitën e 4-të në Premierligë ku ka gjithsej 47 pikë./IndeksOnline/